Fisnikët: Ti mua nuk më doje (teksti dhe kënga)

Dy shokë atëherë qeme
të donin vetëm ty,
s’do mend që një ti e doje
dhe s’mund t’i doje dy.

Për ty ne bëmë fjalë,
për ty bile u zumë,
Ai për ty më fliste
por qef nuk kisha unë.

Përbri shtëpisë tënde,
të bredhi te dëllinja
ai ngahere vinte
pas tij dhe unë vija.

Me të në buzë varur
takoheshim papritur
pa thënë tungjatjeta
dhe sytë pa i ngritur.

Nën dritezën e llambës
Që atje të shihnim ty
Për cilin ti mendoje
se dinim ne të dy.

Por shumë vjet kaluan
Unë fshatin tim e lashë
kur erdha për së dyti
me foshnje ty të pashë.

Pas teje dritorja
dhe shoku im kish qenë
Nga buzët e fëmijës
lexova fjalën nënë.

Por s’prishet miqësia
Tek ju unë do të vi
Me shokun të fjalosem
Kafe nga ty të pi.

Këngën mund ta dëgjoni duke klikuar KËTU

ObserverKult


Lexo edhe:

GJERGJ FISHTA: KUSH NA E KRITIKON GJUHËN ASHT HASËM