Fisnikët: Pse po më qortoni zotëria juaj… (teksti dhe kënga)

Pse po më qortoni zotëria juaj
vajzën tuaj e dua dhe për të vuaj

Më quajtët huligan dhe shkatërraq, dhe shkatërraq
the s’je për vajzën time ore rrugaç, ore rrugaç
kur thëras në telefon shanë e bërtet, shanë e bërtet
vajzën tuaj se lëshoni në qytet, në qytet.

Pse po më qortoni zotëria juaj
vajzën tuaj e dua dhe për të vuaj
pse s’po na lejon të lutem më thuaj
dhe kur ajo më don zotëria juaj.

Më quajtët të sëmurë dhe të marrë, dhe të marrë
the ti s’ke shtëpi more qyqar, more qyqar
por unë kam zemër të çiltër e shpirt fisnik, shpirt fisnik
nuk jam si ti i egër dhe pasanik, dhe pasanik.

ObserverKult

————————

Kliko edhe:

FISNIKËT: VALCERI I FUNDIT ËSHTË KY PËR NE…(TEKSTI DHE KËNGA)

FISNIKËT SHQIPTARË TË SLLOVENISË, CILA ËSHTË LIDHJA E TYRE ME SKËNDERBEUN?