Poezi nga Fitim Majkovci
harroj që s’je, foli me veten
t’takoj kur s’je, t’preku me erën
kam mall për ty, e mall t’kam ty
ndjenja n’dry, prej kur s’më je kthy
unë vdes pa ty, se vuaj për ty
dritë n’qeli, terr n’sy
n’ditë me diell e kohë me shi
pres mos m’vjen, qoftë edhe me m’fy
andrra plot natën, ditën mezi e shty
harroj që s’je, kur vjen unë pres
o sot, o nesër, a ndonjë mëngjes
t’takoj kur s’je, ku je unë pyes
s’përgjigjet kush, natë flej me ves
pi e shkruj n’çmendinë kreje
zi e terr e tmerr përtej meje
krejt çka s’kam i kam prej teje
se t’ishe këtu s’flisja me veten
t’puthi në mendje se harroj që s’je
edhe një natë e gjatë për ne
*Shkëputur nga libri i Fitim Majkovcit, Zani jem, Littera, 2023
Lexo edhe: