Fitnete Rexha: Mu’ n’aty ke shtatë zymbylat (teksti dhe kënga)

Teksti i këngës ” Mu’ n’aty ke shtatë zymbylat ” e kënduar nga Fitnete Rexha

Mu’ n’aty ke shtatë zymbylat,
Ku këndojshin, o të shtatë bylbylat,
Aman, aman, e aman, e…
Ku këndojshin, o të shtatë prej nji here,
Ata dimnin, ata dimnin e bojshin vere,
Hej,hej, hej, aman…

Nëpër fusha te barit, o
bylbyl, o
O me lule t’beharit, o
bylbyl, o

Ç’është kjo goca, o që rri mbas dere,
ç’t’i bësh kryt’, o more pashë esmeren,
Aman, aman-e, aman-e
Esmerja more sa m’pa mue
Uli krytë e, uli krytë e tu mendue
Hej hej hej aman

Nëpër fusha t’barit-o,
bylbyl-o,
O, me lule t’beharit-o,
bylbyl- o,

Mu’ n’aty more natën-e,
ku çelin o zymbylat vet-e,
Aman-aman-e, aman-e,
Ku çelin o zymbylat vet-e,
Bojshin hije, bojshin hije, mor për dy vete.

Nëpër fusha t’barit-o,
bylbyl-o,
O me lule t’beharit-o,
bylbyl-o.

ObserverKult

Lexo edhe:

FITNETE REXHA: ÇOVA LARG O MENDT’ E MIA (TEKSTI DHE KËNGA)

Fitnete Rexha, “Artiste e Merituar” në vitin 1961 ishte një ndër këngëtaret më të shquara të muzikës popullore të Shqipërisë së mesme, kryesisht të muzikës popullore qytetare tiranase. Fitnetja bie në kontakt me traditën e muzikës popullore qytetare tiranase në familjen e saj.

Vajza më e vogël e Bab Rexh Delisë “Hero i Popullit”, familja krutane e të cilit njihet për vlerat e traditës, kultivonte prej shumë brezash këngën popullore.

Rreth moshës 15 vjeçare këndon dhe regjistron këngët e para popullore në Radio-Tirana nën shoqërinë e grupit orkestral të Shqipërisë së mesme të drejtuar nga Muharrem Gura dhe Skënder Reka. Orkestra përbëhej nga muziktarët Skënder Reka-fisarmonikë, Liu i Nushit dhe Çerçiz Mehmeti-violinë, Reshit Shehu-dajre, Mustafa Zyberi-klarinetë, Riza Selita-kontrabas, Emil Miloti dhe Fadili i Ansamblit të Ushtrisë në kitarë.

Fillimisht fillon punë si këngëtare në Estradën e Tiranës dhe më pas aktiviteti i saj si këngëtare u zhvillua tërësisht pranë A.K.V.P-së në Tiranë deri në daljen në pension në vitin 1981. Ndër këngët më të bukura të kënduara prej F.Rexhës përmendim: “Te selvitë e Namazgjasë”, “Qënke veshur me të bardha”, “Mun aty tek shtatë zymbylat”, “Dy të bukurat në nji derë” etj.

Ka regjistruar rreth 200 këngë popullore të Shqipërisë së Mesme. Regjistrimet muzikore të saj gjenden kryesisht pranë Radio-Tiranës.