Fitnete Rexha: Nji lulishte me trandafila (teksti dhe kënga)

Ju ftojmë ta dëgjoni të kënduar nga Fitnete Rexha një nga këngët e bukura popullore “Nji lulishte me trandafila”:

Nji lulishte me trandafila
Asht parajsa e vërtetë,
ky asht ven, qe knojn’ bilbilat
flak ç’mu dogj ashiku i shkretë.

Vetë më the more xhan
n’at lulishte jetën ta çojm’
Mos më le në këtë fidan
Të gjithë jetën nuk do t’rrojmë.

Maraku asht nji shkëndi
Djeg si dielli në qershor
Kët’ sevda, kush ma din’
Shpirtin tem’ ja jap në dorë.

ObserverKult


Visar Zhiti

Lexo edhe:

VISAR ZHITI: KUR VJEN TI…

Kur vjen ti ndjej erën e këndshme
të nje peme të sapoprerë.
Ike nga të gjitha dhe për të gjitha erdhe tek unë.
E si mund ta kuptoj ç’do të thotë pranverë
po mos të të dua ty shumë, shumë?

Dorën tënde mbaj si gjethe midis duarve të mia
dhe pastaj më bëhen të njohura sekretet e blerimit.
Kohën e munguar ma dhuron dashuria
më të sigurt se veshja dhe armët e Akilit.

Vetëm të dy mund ta rishpikim qytetin e rrënuar,
jo që ti të vish pas meje a unë të të vij nga pas.
Jetën ta ndajmë, ja ashtu si verën dhe bukën,
që secili të ketë më shumë se dy jetë bashkë.

Dashuria është sy i bukur prej dite
brenda përkrenares së një perëndeshe,
bronzi i së cilës çahet prej buzëqeshjes.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:


mariza

MARIZA IKONOMI & ERION KORINI: PRAPË NE DO I THEMI NJËRI TJETRIT- SHPIRT (TEKSTI DHE KËNGA)

Kënga “Edhe shpirti qan” kënduar nga Mariza Ikonomi dhe Erion Korini.

Kur të pash papritur ndjeva mall
edhe fati që na njohu qan
Pse i tham ashtu në kokëfortësi “më mirë të ndarë”,
Se na dukej dobësi të thuash “Më fal!”

Kaq shumë kujtime që më vinë tani,
më bëjnë të qesh e të qaj si fëmijë
Nëse është edhe për ty kjo ndjenjë
më thuaj,
Se heshtja jote do më bëj më shumë të vuaj

Tekstin e plotë të këngës mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult