Kënga “Edhe shpirti qan” kënduar nga Mariza Ikonomi dhe Erion Korini.
Kur të pash papritur ndjeva mall
edhe fati që na njohu qan
Pse i tham ashtu në kokëfortësi “më mirë të ndarë”,
Se na dukej dobësi të thuash “Më fal!”
Kaq shumë kujtime që më vinë tani,
më bëjnë të qesh e të qaj si fëmijë
Nëse është edhe për ty kjo ndjenjë
më thuaj,
Se heshtja jote do më bëj më shumë të vuaj
Ka shumë vite që e vuaj brenda,
se u ndamë papritur për një vogëlsi
Dhe një pyetje më rëndon në zemër,
Se për njëri-tjetrin u bëmë egoist
Sa i hidhur faji të pranohet,
edhe pse e dimë që kemi bërë gabim
Por sa herë që zemrat do të takohen
Prapë ne do i themi njëri tjetrit- shpirt
ObserverKult
Lexo edhe:
PIRRO ÇAKO & MARIZA IKONOMI: SIKUR TA DISH, TI TË VËRTETËN (TEKSTI DHE KËNGA)