“Fjala dhe t’in Zoti”, revista që nxiti arbëreshët të përdornin gjuhën shqipe

Në vitin 1912 u themelua revista e së dielës arbëreshe, “Fjala dhe t’in Zoti”, një revistë fetare e së dielës, por edhe një shkollë dhe vatër patriotizmi për shumë të rinj arbëreshë.

Kjo revistë u themelua nga studiuesi Pal Skiroi (Paolo Schirò) dhe shërbeu si një dritare informimi për arbëreshët e Siçilisë. Shumë prej albanologëve të kohës e përshëndetën dhe e pritën me interes shkencor botimin e “Fjala e T’in’Zoti”, imzot Skiroi mbajti një letërkëmbim me studiuesin dhe atdhetarët e kohës, Kristo Luarasi, Lumo Skëndo, Lef Nosi, at Shtjefën Gjeçovi, at Gjergj Fishta, dom Lazër Mjedja e shumë atdhetarë të tjerë të cilët e përkrahën këtë nismë.

Revista ka një meritë të jashtëzakonshme, sepse me të nis përpjekja për t’i pajisur arbëreshët e të krishterët me fletën e përjavshme të së dielës, që të merrnin pjesë gjallërisht, pra në mënyrë aktive në kremtimin e Sakramenteve.

“Fjala e T’in’ Zoti” ishte dhe një nxitje, një ndihmë e një mënyrë për përtëritjen dhe përforcimin e përdorimit të gjuhës së lashtë e të bukur shqipe, larg atdheut dhe përforcimin e identitetit edhe kombëtar./ATSH

ObserverKult


mall Ismail Kadare laokoonti - pse shqiptarët ikin nga vendi i tyre

Lexo edhe:

ISMAIL KADARE: LAOKOONTI

Më shihni tek mbytem nga gjarpërinjtë
në muze të Louvrit në Madrid, në Nju-Jork.
Para syve tuaj e aparate turistësh.
Qindra vjet kam që vuaj
nga që s’flas dot.

Si të flas? A mundet një nofull mermeri
të lëvizë një grimë, të korrigjojë diçka?
Vini re sytë e mi, te zgavrat e thella
një enigmë, si amebë të tharë atje ka.

Një të fshehtë të madhe ndrydh brenda gjoksit
para syve tuaj, në Paris, në Madrid.
Ah, do të doja dyfish të m’i shtonit,
veç sekretin e madh të shkarkoja një ditë.

Tek më vini rrotull, unë them me vete
kaq të verbër të jeni sa të mos të ndjeni këtë,
që ky ngërç e ky ankth në gjitë qenien time
s’êshtë nga gjarpërinjtë, por nga një tjetër gjë.

Mijëra herë në mijëra net e ditë
të vërtetën e frikshme përsëris pa pushim.
Me shpresën e marrë se nga kjo përsëritje
ndoshta mermeri peson një ndryshim.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult