Fjalë të urta izraelite: Pickoje veten, do të shohësh se sa i dhemb tjetrit

Ju sjellim disa fjalë të urta izraelite:

Çfarë nuk sheh me sytë tuaj, mos e shpik me gojë.

Ligji punon ashtu si dëshiron paraja.

Një nënë e kupton çfarë nuk i tregon i biri.

Sa më ngadalë të ecësh, aq më shpejt do të mbërrish.

Askush në botë nuk është më i fortë sesa njeriu i ditur.

Atëherë kur të ngutet më së shumti bëhu më i ngadalshëm.

Edukata është më e rëndësishme se origjina.

Edhe nëse të është tharë goja nga etja, mos pi ujë në pus të hajdutit.

Gota e parë – njeriu merr verën; gota e dytë – vera merr verën; gota e tretë – vera merr njeriun.

Pushteti është pije dehëse.

Ka pleq trevjeçarë dhe fëmijë njëqindvjeçarë.

Kur njeriu humbet gjithçka i mbetet dituria.

Kush e pranon paditurinë e vet, e kallëzon njëherë, ai që e fsheh – e dëshmon shumë herë.

Kush fillon me kokë dragoi përfundon me bisht hardhuce.

Lëvdimi i vetes është fillimi i turpit.

Mendjemadhi mendon se qielli është kapelë e tij.

Mos i bëj profeci atij që sheh më larg se ti.

Nga varfëria në pasuri udhëtimi është i vështirë, por kthimi është i lehtë.

Një fjalë e mirë mund të ngrohë tre muaj dimër.

Paraja kontrollon rregullat edhe në ferr.

Pickoje veten, do të shohësh se sa i dhemb tjetrit.

I çiltri gënjeu edhe djallin.

ObserverKult

LEXO EDHE:

Të falim, apo jo! Ja çfarë thonë disa nga mendjet e ndritura

Lexo:

FOTOGRAFI QË TË LËNË PA FJALË: JA SI DUKEJ TIRANA NJË SHEKULL MË PARË

Publikohen disa fotografi të rralla të kryeqytetit shqiptar, Tiranës, që i përkasin gjysmës së parë të shekullit të kaluar, nga viti 1900 deri në vitin 1943.

Nga “Hoteli turk”, siç është emërtuar në kartolinën përkatëse, një prej haneve diku në qendër, sheshi me lulishten në mes godinave të ministrive ku qëndron monumenti i Ismail Qemalit me shqiponjën gjigante me dy krerë, Rruga e Elbasanit te Pallati Mbretëror (‘Pallati i Brigadave’), godina e Bankës Kombëtare me rrugën para saj, që është duke u ndërtuar.

Kliko për t’i shikuar KETU

ObserverKult