ObserverKult ju sjell disa fjalë të urta shqiptare:
E keqja e ka gjithmone një “Pse”.
Edhe te parja që ke nxjerrë me djersë ka hise shejtani.
Zemra e gjanë e fiton dynjanë.
Atij i plasin sytë, e tjetri e pyet për vetullat.
Kazani bosh tingëllon ma shumë.
Ai që e ka provue din me të mësue.
Drunin e shtremt e ndreq zjermi.
Le të jetë oxhaku i shtremt, po tymi të shkojë drejt.
Me njoft vetin asht urti, me urdhnue vetin asht trimni.
Shtatin pyll e mendjen fyll.
Zengjini tutet se fiket, fukaraja tutet se koritet.
Zoti na ka dhanë dy veshë e një gojë, me ndigjue ma shumë se me folë.
Gaca e baruti nuk rrinë bashkë.
Çka bahet rrallë, bahet për mall.
ObserverKult
———————–
Lexo edhe:
LETRA E PORADECIT DREJTUAR SHERKOS: S’TURPËROHEM DYKE SHKRUAR “VARIANTA”…