Nga: Kastriot Dervishi
Alida Hisku zhvilloi praktikën mësimore në Konispol nga data 19.5.1982 deri më 12.6.1982. Ajo bënte pjesë në grupin e katërt të vitit të parë të shkollës së partisë.
Guxoi të shkruajë disa të vërteta. Fjalët që ka shkruar në ditarin e saj të kallëzuara fillimisht te pedagogët, kanë qenë:
-“Hipëm në tren në orën 5.30 për t’u nisur në skëterrë”.
“Vajtëm në Konispol dhe hëngrëm bukëzezën”.
“Hëngra drekën si menuja e burgut dhe tani e shtrirë mbi këtë qivur të mykur”.
“Ky krevati është si i lagur dhe i vjen era myk, megjithatë, jam e detyruar të fle në të”.
-“Shkuam në një mbledhje budallenjsh që zgjati gjithë ditën si për inatin tonë”.
-“Më duke vetja se më kanë sjellë për riedukim”.
ObserverKult
Lexo edhe:
ALIDA HISKU FLET PËR TË KALUARËN: “I KAM FALUR POR NUK I HARROJ”
Alida Hisku flet në një intervistë dhe hedh dritë mbi aspekte te panjohura të historisë së saj…
Hisku në intervistën, e dhënë kohë më parë, në emisionin ‘Rreze Dielli’ hedh dritë edhe mbi mjaft aspekte te panjohura të historisë së saj. Dënimi i padrejtë për shkak të një ditari bën që jeta e artistes të merrte një kthesë të papritur.
”Shkaku i ditarit, nëse kjo është e imja ti nuk ke të drejtë të ma marrësh. Ma morën tre kolege të kursit në shkollën e lartë të partisë, ishim në stazh partie”.
Alida Hisku flet për momentet e para të arrestimit dhe plagët që ende mbeten të pashëruara:
“Janë të pabesueshme, kujtoja se po më thërrisnin për ndonjë koncert. Atëherë ka pasur shumë viktima jo vetëm artistë por edhe të tjerë. Ai që ka qenë atje i di këto gjëra, është e tmerrshme. Nuk them se i kam harruar, nuk them se nuk i kujtoj. Nuk ecet përpara se janë ato gërvishtjet e thella që ti ke në kurriz. Dhe në pozicione të ndryshme të jetës fillojnë prapë e rrjedhin gjak. Ata kishin ditarin në dorë, ma treguan…
TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU