Fjodor Tjutçev: Prehën pa u ulë ti s’ke lonë…


Poezi nga Fjodor Tjutçev

(…)

M’kallë kur heshtë, si mos me pas kanë, –
dhe m’kqyrë prej s’largti e zani jem nuk t’dridhë.
Thua sikur sytë t’kanë ik e t’kanë lanë
dhe sikur prej ni puthje, goja t’u ka lidhë.

Unë e di, të gjith hije u bonë
Dhe s’ta kanë shu dhimtën që ty të dhem
Prehën pa u ulë ti s’ke lonë,
Qysh po rrin qitash n’prehnin tem.

Përktheu: Ilir M. Breca

ObserverKult


Lexo edhe:

FJODOR TJUTÇEV: KAM NJOHUR DY SY, OH ATA SY…

Kam njohur sy-o, ata sy!
Sa fort i desha, e di një Zot!
Kish kaq magji dhe zjarr aty,
Sa shpirtin s’mund ta shkulnja dot.

N’atë vështrim të pakuptuar
Zbulohej jeta gjer në fund.
Kish kaq pasion të përvëluar
Kaq pikëllim sa s’ka kurrkund!

Dhe shihte rëndë, madhërishëm,
Që nën qepallat me ngadal,
Dhe ish gazmor dhe ish i hijshëm
Dhe si një vojtje ish fatal…

Poezinë e plotë e gjeni KËTU


Lexo edhe:

F. I. TJUTÇEV: MBI URË RRI SI KUR QESH’ I LUMTUR

Sërish në Nevë rri, mbi urë,
Siç rrija shpesh kur qesh’ i lumtur.
Qëndroj, vështroj e s’ngopem kurrë
Nga këng’ e valës së përgjumtur.

Në qiell yjet s’kanë dalë,
Mahnitshëm muzgu më mbulon,
Dhe Neva valën shtron ngadalë
Dhe Hënën ëmbël pasqyron…

Poezinë e plotë e gjeni KËTU