Poezi nga Fjodor Tjutçev
Krejt dheu ende ësht’ i mpirë,
Por ndihet flladi pranveror
Që fryn e degët tund me zor
Dhe tret dëborën e pashkrirë
Natyra – mëmë s’është zgjuar
Por, mes dremities që mbaron,
Nga larg pranverën po dëgjon
Edhe nënqesh pa dëshiruar.
Po fle, po fle, o shpirt dhe ti …
Por, befas, kush të shqetëson
Dhe gjumin, ëndrrat, t’i praron
T’i përkëdhel me ëmbëlsi?
Shkëlqen dëbora hera-herës,
Shkëlqen dhe qielli, gjaku vlon …
A mos nga afshi i pranverës?
Mos dashuria e ngacmon?
Përktheu: Petraq Kolevica
ObserverKult
Lexo edhe:
T.J.TJUTÇEV: BREZIT TIM QË PO PLAKET
Kur forcat mpaken dhe patjetër
Do na tradhtojnë përnjimend
Dhe duhet ne, banorë të vjetër,
Të ardhurve t’u bëjmë vend.
Shpëtona atëherë, o shpirt i mirë,
Nga çdo qortim shpirtvogëlsisht,
Nga shpifjet me inat e cmirë
Për jetën që na la në bisht.
Nga ndjenjë e ligësisë së fshehur
Për botën që ndryshon nga dje,
Ku vijnë të rinj dhe rrinë ngrehur
Në sofrën që e shtruam ne…
Poezinë e plotë e gjeni KËTU
Lexo edhe:
F. I. TJUTÇEV: MBI URË RRI SI KUR QESH’ I LUMTUR
Sërish në Nevë rri, mbi urë,
Siç rrija shpesh kur qesh’ i lumtur.
Qëndroj, vështroj e s’ngopem kurrë
Nga këng’ e valës së përgjumtur.
Në qiell yjet s’kanë dalë,
Mahnitshëm muzgu më mbulon,
Dhe Neva valën shtron ngadalë
Dhe Hënën ëmbël pasqyron…
Poezinë e plotë e gjeni KËTU