Flamur Maloku: Ka ndërru jetë dashnia…

flamur maloku

Ka ndërru jetë dashnia e madhe
të pame nuk ka;
vorrimi do të bâhet në vjeshtë
pa epitaf në rrasë të vôrrit,
do të kryhet vetëm nji gjâmë.

Ka dhânë frymë dashnia e jetës
të pame nuk ka.
do shërbehet vetëm mërzi.
Lamtumira e fundit nuk u tha.

LEXO EDHE: FLAMUR MALOKU: TË PRITA ME TË PA