Dikur muzika kishte krejt të tjera nuanca dhe kaloi nëpërmjet disa epokave që shënuan në Shqipëri. Fillimvitet 2000 kanë qenë një periudhë shkëlqimi për një brez këngëtarësh që bënë muzikë në atë kohë. Ku janë sot ata dhe a bëjnë ende muzikë?
Në “Esencë” në një bisedë me tre prej tyre, Artan Kola, Shkëlqim Kola dhe Zaim Hasrama ata sollën një perspektivë të kohës kur bënin muzikë dhe ishin yjet e videoklipeve të kohës. Por gjërat nuk kanë qenë aq të thjeshta sa fama dhe suksesi i tyre në atë kohë.
Ata tregojnë se kanë krijuar në kohë të vështira, ku nuk mungonte adhurimi i publikut por kushtet e të bërit muzikë nuk ishin më të mirat.
“Kemi bërë muzikë në errësirë-thotë Shkëlqim Kola i cili shprehet gjithashtu se në atë kohë muzika ka qenë e vërtetë e bërë me përkushtim.
Këngëtarët theksuan faktin që vlerat e muzikës janë zbehur me vitet dhe teknologjia i ka ndryshuar gjërat./shqiptarja
ObserverKult
Lexo edhe:
KUR KUJTIM PRODANI RRËFEU HISTORINË: JA SI U KOMPOZUA MUZIKA PËR FILMIN “UNË E DUA ERËN”
Kompozitori i njohur, tashmë i ndjerë, Kujtim Prodani rrëfeu kohë më parë se ishte bërë nostalgjik dhe kujtonte vitet e rinisë kur kompozonte këngë për filma që mbeten gjatë në memorien e publikut shqiptar.
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
Ishte vjeshte 1990. Profesor Gjon Simoni, “Mjeshter i Shkolles se Orkestracionit”, më ndalon në koridorin e Institutit te Arteve, dhe me zgjat me dashamirësi rreth 150 flete A4 te lidhura bashke me kujdes.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult