Aktori, Kit Harington, ka zbuluar së fundmi për mediat se ka patur kriza nervore gjatë realizimit të serialit “Game of Thrones”.
Në një intervistë për “Hollywood Reporter”, Kit tregoi se i është dashur të bënte një vit pushim nga xhirimet dhe se natyra e dhunshme, intensive dhe emocionale e serialit ka ndikuar në shëndetin mendor, transmeton ‘lapsi.al’.
“Kam pasur probleme me shëndetin mendor gjatë realizimit të serialit. Dhe për të qenë i sinqertë edhe gjatë fundit të tij. Unë mendoj se ato ishin të lidhura me natyrën e serialit dhe atë që kam bërë prej vitesh’”, është shprehur aktori.
LEXO EDHE: Filluan xhirimet e serisë “Game of Thrones: House Of The Dragon”