Flet apo jo me motrën? Eranda Libohova tregon raportin e vërtetë me Irmën

Eranda Libohova e ftuar në “Abc e Pasdites” me Ermal Peçin ka folur për dy projektet e saj më të fundit muzikore, si dhe për shumë gjëra të tjera.

Muajt e fundit është thënë shpesh në portale që mes saj dhe motrës tjetër këngëtare, Irma Libohova, nuk ka një raport të mirë, madje u tha që nuk flasin me gojë me njëra-tjetrën.

Përmes melodive, Eranda tregoi disa momente nga jeta e saj të pathëna më herët, teksa jo vetëm që nuk hezitoi të flas për Irmën, por madje të tregonte disa momente unike me të.

Kjo na shtyn të mendojmë se dy motrat i kanë rregulluar marrëdhëniet me njëra-tjetrën, ndoshta nuk mund të jenë shoqe të ngushta mes tyre, por ama nuk është e vërtetë që nuk flasin, transmeton ‘revista ai’.

Ndërsa jemi në kohën ku sukses etiketohen klikimet në youtube, ajo tha se nuk ka blerë kurrë klikime sepse në fakt, nuk i interesojnë. Madje shtoi se ka këngë të sajat që nuk kanë miliona klikime por që i këndojnë të gjithë.

A do e shohim sërish në festivalet shqiptare si konkurrente Erandën? Ajo u shpreh se:  “Nuk më pëlqen të garoj më. Jo nuk besoj… s’e kam më atë dëshirën e madhe për të qenë pjesë si konkurente, por e ndjek”.


Lexo edhe:

IRMA & ERANDA LIBOHOVA: KURRË S’E HARROJ… (TEKSTI DHE KËNGË)

ObserverKult