Flet Jolanda Dhamo: Kam bërë shumë gabime në jetë…

Në fillim të viteve ’90, këngëtarja e njohur e festivaleve, Jolanda Dhamo u largua nga Shqipëria për në Greqi dhe më vonë në Zvicër, Austri, Amerikë, Itali, Londër etj.

Por publiku shqiptar e mban mend Jolandën për shumë prej hiteve të saj në festivale, së bashku me bashkudhëtaren Parashqevi Simaku, këngëtaren ikonike të të gjithë shqiptarëve.

Jolanda ka kujtuar, kohë më parë, edhe një moment të sikletshëm me mikeshën e saj të vjetër. Pak vite më parë, kur të gjitha mediat mësuan se Parashqevia kishte kaluar një paralizë parciale, askush nuk e kuptoi se cili ishte burimi i vërtetë.

Por që nga ai moment, dy mikeshat e kanë ndërprerë komunikimin me njëra-tjetrën, me gjasë, për lajmin e Parashqevisë. E tërhequr tërësisht nga vëmendja e publikut shqiptar, Simaku ka ndërprerë lidhjet edhe me miqtë e vjetër.

Jolanda ka treguar per ekranin shqiptar se është penduar për shumë gjëra në jetë. “Çdo artist ka pengje”. Por ajo ka vendosur që të mos i tregojë pasi ka bërë shumë gabime në jetë por nuk e kthen dot kohën pas.

“Një gjë dihet që është bërë dhe nuk thuhet. Nuk dua ti shpreh. Janë shumë gjëra që një njeri ka dëshirë ti arrijë por nuk kthehen dot më pas.”/preferenca.al


Lexo edhe:

JOLANDA DHAMO TREGON SE PSE NUK “FLET” ME PARASHQEVI SIMAKUN

ObserverKult