Robert Bisha është një pianist dhe kompozitor i njohur, i cili dallohet për stilin e tij të veçantë.
I ftuar në emisionin “Pas Mesnate” në ABC News, ai ka ndarë si rrallëherë detaje nga jeta e tij private, kryesisht është ndalur në vitet e para të qëndrimit në Itali.
Bisha ka theksuar se paragjykimet kanë qenë aq të mëdha, sa që kur dilnin në qendër të qytetit italianët thoshin: ‘Shqiptarët të gjithë t’i varim’.
“Ka akoma paragjykime, por për fat të mirë ne jemi mjaft të aftë për t’u përshtatur në situata. Jemi shumë ‘kameloanik’ si popull. Ky është aspekti pozitiv, pastaj paradoksalisht ka dhe aspektin negativ që ne përshtatemi, por siç thuhet dhe stërthuhet nuk jemi gjithmonë për veten tonë, për vendin tonë. Ka pasur paragjykime, ishte periudha kur kishte epitete të ndryshme dhe shpesh thuhej atëherë kur dilja në shesh ‘Shqiptarët të gjithë t’i varim’. E kemi dëgjuar me veshët tanë dhe shqiptarët që tani përfaqësojnë atë parti politike në Itali, shumë i injorojnë faktorët politikë. E kanë dëgjuar të gjithë”, rrëfeu ai./abcnews.al
ObserverKult
Lexo edhe:
RIKTHIM NË KËNGËT SHKODRANE, MUZIKANTI ROBERT BISHA KONCERT ME PIANO NË ZONËN MUZEALE
Muzikanti dhe poliinstrumentisti, Robert Bisha, është rikthyer në qytetin e tij të lindjen me një koncert për piano në zonën muzeale të Gjuhadolit në Shkodër. Sipas tij ngrohtësia që një artist gjen në shtëpi rrit përgjegjësinë për artistët.
U rikthye ne qytetin e tij të lindjes me një koncert “piano solo” që i dhuroi Shkodrës në këto ditë të para gushti, atë përqafimin dhe qetësine shpirtërore të munguar prej muajsh. Muzikanti dhe poliinstrumentisti Robert Bisha solli “Home neverland” dhe këngët e oborrit të Shkodrës në një prej simboleve të qytetit, zonën muzeale të Gjuhadolit.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
JAM DHIMBJE E T’VORFNIT PA BUKË…, POEZI NGA BARDI ESAD MEKULI
Ju ftojmë të lexoni “Unë nuk njoh lumni” nga bardi i poezisë shiptare Esad Mekuli.
UNË NUK NJOH LUMNI
Unë nuk njoh lumni: shqetsimet në zemër m’lulzojnë.
Kam mbetë i vetëm-pa motër e pa vlla.
Jam fëmi i k’putun, n’horizonte t’ tymnosuna ra,
ku shkrepin rrëfetë dhe n’ humnerë t’ fërfllojnē.
Jam bir i mjerimit, i lanun rrug’ve n’rravgime,
shok lypsash, bredhsash e i njerëzve n’mjerim.
Jam nxitja e përhershme në t’ përhershmet rrëxime-
Shqetsim i përhershëm në t’ përhershmin pësim.
Jam dhimbj’e t’ vorfnit, pa bukë e n’ ujë mbetë,
lot nane që mbi tryezën e shprazët lëshohet…
Jam mall i skllavit, në ndjekje për jetë,
që nën mështeknën- n’ ajri naltësohet…
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult