Flora Peci: Buzë liqenit

flora peci

Shëtis me vetminë time
Buzë liqenit të dremitur
Kërkoj atë që ma morën ëndrrat
Akullnajat dua t’i shkrij
Zemrës t’i jap ngrohtësi…

E mekur nga zhgënjimet
Me liqenin bisedoj
Valët dremisin…

Si në pasqyrë më vjen një siluetë
Valët pëshpërisin
Nuk m’dhanë shpresë…

Më mëshiruan, por nuk më panë
Ika matanë,
shpirt-syrgjynosur…

ObserverKult