Frederik Rreshpja: Tani, lamtumirë!

Me një jetë të vështirë prej poeti, natyrshëm i trishtuar, si dhe përndjekjes politike, Frederik Rreshpja mbeti i pavlerësuar për kohën
Frederik Rreshpja, portret nga Aleksandër Vreko

Po ik nga bregdeti.
Ndër mend i kam ende
Portokallet që më ngjajnë me yjet
e verës.
Tani,
lamtumirë!
Nën këto mijëra drita të vogla që i lëkund era
në muzg
Mbledh motivet ajrore të rivierës.
Ujna të qeta,
të dashtuna mu si kangë himarjote,
U dëgjoj që dallgëzoni brenda meje si ujvarë.
Po niset autobusi.
Portokalle, digjuni mbi mue!
Gjithë peizazhi rrotull rend në dritare.

*Titulli i origjinalit: Lirikë

ObserverKult