Flori: Se unë ty çdo ditë të dua… (teksti dhe kënga)

Erdhe papritur sot,
si një rrufe në tokë,
përballë meje qëndron,
s’imagjinoja dot,
të të mbushen sytë me lot,
të të përqafoj, më kërkon.

Ku ishe zemër dje,
prapë ndjenja nëse ke,
sa vlen për ty një premtim,
nuk di më çfarë të them,
gjithmonë njësoj të jem,
të fal unë ty çdo gabim.

Se unë ty çdo ditë të dua,
me vetën e vuaj dhe jetoj çdo moment,
se jetën ma ke ndryshuar,
me zemër në duar unë këtu do të pres.

Ti ikën edhe vjen,
një pasagjer në tren,
asnjëherë s’do ndryshoj,
pse duhet të jem unë,
për ty diçka më shumë,
në jetë me kë udhëtoj.

Ku ishe zemër dje,
prapë ndjenja nëse ke,
sa vlen për ty një premtim,
nuk di më çfarë të them,
gjithmonë njësoj të jem,
të fal unë ty çdo gabim.