Flori: Nënë të lutem mbaje veten…(teksti dhe kënga)

Të lutem më përqafo
si fëmijë ti më ledhato.
Dua zemrën ta ndiej
nëna ime.

Je forca më e madhe që kam
jam me ty edhe kur s’të kam pranë
vetëm nuk do jem,
nëna ime.

Unë jam yll, jam talent
jam i urtë, jam i trentë
jam i vogël, jam i keq
jam i mirë, inteligjent.

Asnjëra prej këtyre
s’kish me pas rëndësi
asnjëra si nënat tona,
s’ka ndjeshmëri.

Je forca më e madhe që kam
jam me ty dhe kur s’të kam pranë
vetëm nuk do jem,
nëna ime.

Nënë të lutem mbaje veten nuk je vetëm
solle jetën të vërtetën
po e ndiej e po e shkruaj në letër
i vjetër, i ri, s’ka moshë as gjini
s’ka ligj e as mbretëri
që barku i nënës nuk e ka pas shtëpi

Unë e di ti e di
sa ka kjo përparësi
sado të jesh i rritur
për nënën gjithmonë do të mbetesh fëmijë

Të lutem më përqafo
si fëmijë ti më ledhato.
Dua zemrën ta ndiej
nëna ime.

Shumë kohë rreziqe në jetë i kam kaluar
shumë më kanë thënë të dua e më kanë dëshperuar
shumë herë kam mbetur me të vetmen dashuri
që më mban në jetë prej kur isha fëmijë

Njeriu ndonjëherë gabon dhe harron
asnjë d… nuk të shëron si nëna kur të do
se veç ajo e ndien kur jam keq e kur jam mirë
se veç ajo e ndien kur jam keq e kur jam mirë
se veç ajo ndien kur kam meshirë e nuk kam dëshirë
ajo nuk më tradhton ajo çdo mur rrëzon
çdo gjë që më ngarkon vetëm nëna ime ma largon

Unë e di ti e di
sa ka kjo përparësi
sado të jesh i rritur
për nënën gjithmonë do të mbetesh fëmijë

Të lutem më përqafo
si fëmijë ti më ledhato.
Dua zemrën ta ndiej
nëna ime.

LEXO EDHE: FLORI: S’KENA ME U PA MA BASHKË…(TEKSTI DHE KËNGA)