Florinda dhe Ndrek Gjergji: Lule t’bukra sjell pranvera… (teksti dhe kënga)

Teksti i këngës “Lule t’bukra sjell panvera” kënduar nga Florinda dhe Ndrek Gjergji.

Gurrë dashnije je o vashë për mue
je burim i lumtunis
or’t ma t’buk’ra me ty kam kalue
n’krah’t e tu tuj u molis.

Oh sa and’rra, sa kujtime
ka prej tejet zemra ime
që na lidhën mos me u nda
syni i han’s veç i ka pa.

Lule t’buk’ra sjell pranvera
bashkë me ty dhe g’zime t’tjera
dalim fushash me i shijue
unë me ty e ti me mue.

Sonte hana djal asht tuj m’diftue
për shum’ t’ri si unë me ty
ndoshta me zili asht tuj shikjue
pse s’ka shok n’dashni me shfry

Oh sa and’rra, sa kujtime
ka prej tejet zemra ime
që na lidhën mos me u nda
syni i han’s veç i ka pa.

Qifte t’buk’ra sonte paskan dal’
pa zili rrin tuj shikjue
kah sho-shojt i flasin t’amblat fjal’
t’lum’ si sot gjithmon’ me shkue.

Oh sa and’rra, sa kujtime
ka prej tejet zemra ime
që na lidhën mos me u nda
syni i han’s veç i ka pa.

ObserverKult

Lexo edhe:

GJITHMONË KAM ME KUJTU DASHNINË QË TI M’KE DHANË…

Si mundem me jetu
pa mujtë ty unë me t’kallxu
se kjo vetmi e randë që m’ke lanë…
në shpirt asht tuj më mundue…

N’paqen tande tash ti fli
se lotët i kam heshtë në shpirt,
ti je fryma që më flet
ti je zjarri që më djeg,
je dashnia që e kam pasë përjetë…

Sa shumë po më mungon
tash vetëm më ke lanë
Kujt mundem sot unë me i folë
prej kohësh ty jo ma s’të kam

Gjithmonë kam me kujtu
dashninë që ti m’ke dhanë
Ndjek andrrën që vjen tuj mu shu
kur zgjohem
e ti s’je ma këtu…

N’paqen tande tash ti fli
se lotët i kam heshtë në shpirt,
ti je fryma që më flet
ti je zjarri që më djeg,
je dashnia që e kam pasë përjetë…

Sa shumë po më mungon
njajo dorë që ma se kam,
kujt mundem sot unë me i folë
prej kohësh, ti jo ma s’b’zan…

Gjithmonë kam me kujtu
dashninë që ti m’ke dhanë
Ndjek andrrën që vjen tuj mu shu
kur zgjohem
e ti s’je ma këtu…