Flutur Mustafa: Dhe varri do flasë!

Ju ftojmë të lexoni poezinë “Varri i plisave të bardhë” të poetes Flutur Mustafa!

Dhe gjithmonë do flasë varri,
i munguar qoftë!
Do flasë toka, qielli dhe zogjtë
Që atë pranverë s’kishin pse të vinin.
Foletë e tyre u shndërruan në dyer pritje,
Të t’pameve që nuk ndodhën kurrë!
Kolona të plisave të bardhë,
Që ecnin shtatit të Shqipnisë,
E zhdukeshin, pa gjurmë, në Tivar!
Dhe varri do flasë!

ObserverKult

Lexo edhe:

MANOLIS ANAGNOSTAKIS: SË PARI TË TË KAP DUART…