Prej mëngjesit bloza e oxhakut m’i katandisë mushknitë.
Dhuratë ma jep kollën e thatë që zorrët e barkut m’i lidhë.
Tek-tuk ndonji rreze dillit mundohet me tretë mjegullën.
Pos batanije e hinit, tek asht palu n’qillin e mretnisë.
Andrrat m’vijnë si ajr, diçka shumë e dëshirume,
Oksigjen me iu dhanë t’shkretave organe t’vyshkuna.
T’tanë jeni fajtore që s’po na leni të drejtën themelore t’jetës
Na msojmë më thithë ajr, fill mas gjinit t’nanës.