Flutura Açka: Mungesa

Mungesa është e padukshme,
ka trajtën e ajrit,
ka ngjyrën e klorofilës,
që njerinë, të mos e lodhë durimi.
Hap e mbyll sytë, koha
kjo plagë e shpinës,
si sumbull malli ka humbur,
në garderobën e gjakut,
në rrëmujën e stinës.