Flutura Açka për djalin e ndjerë: Po hajde, moj mamka…

Shkrimtarja, Flutura Açka, pati përkujtuar, kohë më parë, ditëlindjen të birit që nuk jeton më, duke shkruar se: “Kujtimet janë tapia e vetme e sigurt e patjetërsueshme e njeriut”.

Postimi i plotë i Açkës:

Po hajde, moj mamka!

Kur ishte ditë, Biri ia zbehte asaj ngjyrat; kur ishte natë i derdhte asaj shumë dritë. “Po hajde, moj mamka!”, thërriste prej nga tryeza e shtruar, kur unë ende vërtitesha mes gatesave që e bënin ditëlindjen e tij të larmishme, siç e pëlqente ai, me tapas të shumta. Dhe ditëlindja zgjaste me ditë, aq sa zinte ditëlindjen time.

Gjenim gjithnjë arsye për festat tona të vogla, si ta dinim se do të na mohoheshin festat tona të mëdha.

Sot Biri do të mbushte 21, dhe unë prapë do ta miros tryezën për festën tonë të vogël. Kujtimet janë tapia e vetme e sigurt e patjetërsueshme e njeriut.

Ju lutem, miq, m’i kurseni ngushëllimet nën foto!


Lexo edhe:

Flutura Açka me lot në sy flet për librin kushtuar djalit të saj

Me lot në sy dhe dhimbje në zemër, shkrimtarja e njohur Flutura Açka, flet për librin e saj tejet të vlerësuar, “Biri”, kushtuar djalit të saj që nuk jeton më.

“Ishte një gërryerje e madhe, nuk e dija nëse duhej ta botoja librin apo jo. Më dukej sikur po bëja një ‘pabesi’ që merresha me një gjë që ishte aq e madhe e që kishte bërë kthesë në jetën time. Kur dalë në studio, dal si shkrimtare. Jo si nënë që ka nevojë t’i qahet lexuesit”, e nisi mesazhin e saj shkrimtarja.

Më tej, me fjalë rrëqethëse dhe dhimbjen që i sëmbon zemrën, shkrimtarja Açka iu drejtua të gjithë qytetarëve…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU

ObserverKult