Flutura Açka me lot në sy flet për librin kushtuar djalit të saj

Me lot në sy dhe dhimbje në zemër, shkrimtarja e njohur Flutura Açka, flet për librin e saj tejet të vlerësuar, “Biri”, kushtuar djalit të saj që nuk jeton më.

“Ishte një gërryerje e madhe, nuk e dija nëse duhej ta botoja librin apo jo. Më dukej sikur po bëja një ‘pabesi’ që merresha me një gjë që ishte aq e madhe e që kishte bërë kthesë në jetën time. Kur dalë në studio, dal si shkrimtare, jo si nënë që ka nevojë t’i qahet lexuesit”, e nisi mesazhin e saj shkrimtarja.

Më tej, me fjalë rrëqethëse dhe dhimbjen që i sëmbon zemrën, shkrimtarja Açka iu drejtua të gjithë qytetarëve, duke iu kërkuar të jenë njerëz të mirë dhe ta jetojnë jetën bukur, pasi e keqja është e pavlerë; ndërsa shtoi se një nënë që humb fëmijën e saj nuk duhet gjykuar kurrë, pasi ajo nuk i përket më kësaj bote”.

“Kam pengje, dhe pengu im i vetëm është rinia e tij. Edhe kur qaj, qaj për rininë e tij. Jeta ime është ridimensionuar. Vdekja ka marrë tjetër dimension, vdekja është sovranja ime, sepse më ka marrë gjënë më të shtrenjtë”, shtoi më tej shkrimtarja e njohur./BW