Foscolo: Njeriu i mirë bëhet i keq, në mes të këqijve!

ugo foscolo

Ugo Foscolo, poeti italian  ka lindur me 6 shkurt të vitit 1778 në Zakynthos  në Londër.

Gjatë periudhës londineze, Foscolo iu kushtua kryesisht aktivitetit botues dhe atij gazetaresk dhe u aktivizua në studimin historik-kritik të disa momenteve, teksteve dhe personazheve të letërsisë italiane, mbi të gjitha mbi shkrimtarët Dante, Petrarca dhe Boccaccio.

Foscolo u tërhoq në Turnham Green, ku i sëmurë ndërroi jetë në 10 shtator 1827, kur ishte vetëm 49 vjeç.

ObserverKult ua sjell disa thënie të poetit italian, Ugo Foscolo:

Secili lot u mëson njerëzve një vërtetësi.

Ekzistojnë vetëm fatbardhë e fatzinj.

Mes personave publik, miqësia ose është interes ose e është e rreme, dhe gjithmonë e shkurtër.

Duke mëshiruar të tjerët ngushëllojmë veten tonë.

Njeriu i mirë bëhet i keq, në mes të këqijve.

Vetëm ai që nuk lë trashëgim dashurinë, i trembet varrit.

Nuk ekzistojnë gabime, por vetëm mundësi për të njohur gjërat.

Ata që nuk patën kurrë fatkeqësi, nuk janë të denjë për lumturinë.

Kënaqësia e të qenët i dashur ëmbëlson çdo dhimbje.

Nuk urrej askënd, por janë disa që më mjafton t’i shoh vetëm nga larg.

Guximi nuk duhet të japë të drejta për të shtypur të dobëtit.

Përgatiti: L.FObserverKult


Lexo edhe:

E KUPTON SE Ç’ËSHTË DASHURIA VETËM ATËHERË KUR S’E KE MË

E kupton se ç’është dashuria vetëm atëherë kur s’e ke më. Dashuria është mungesë./Niccolò Ammaniti

Nganjëherë mendoj se dashuria e përjetshme është Babagjyshi i Krishtlindjeve për të rriturit: e dimë të gjithë që nuk ekziston por askush nuk dëshiron ta dëgjojë të thuhet./ Alessandro Cattelan

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult