FOTO: Fshati që u ‘gëlltit’ nga natyra

Fshati i braktisur i Houtouwan në ishullin Shengshan, pjesë e arkipelagut Shengsi në brigjet lindore të Kinës. ishte dikur një vend i peshkimit, me një popullsi prej më shumë se 3.000 banorë.

Vendasit filluan të shpërngulen në vitet ’90-ta, ndërsa në vitin 2002, fshati ishte shpopulluar zyrtarisht.

Pas disa viteve, shtëpitë e zbrazëta në fshatin buzë detit. Disa prej tyre ende të mobiliuara – u mbuluan me bimë të harlisura.

Vendi mori popullaritet në vitin 2015. Kjo pasi një seri fotografish mahnitëse u bënë virale, transmeton ‘top channel’.

Ky vend i mrekullueshëm filloi të “pushtohej” edhe nga turistët. Ndërkaq zyrtarët treguan kujdes ndaj tyre.

LEXO EDHE: ILUZIONI OPTIK NË EGJIPT “COPËTON” PIRAMIDËN E MADHE

Në artin e tij të iluzioneve optike, artisti JR ka kapur majën e një prej Piramidave të Mëdha në Kajro, Egjipt. Vepra është pjesë e një sërë skulpturash. Dhe instalimesh nga 10 artistë bashkëkohorë ndërkombëtarë.

Ekspozita “Forever is Now”, u shënua si ngjarja e parë e këtij lloji në Vendin e Trashëgimisë Botërore 4500-vjeçare të UNESCO-s. Dhe është organizuar nga Art D’Egypte, një kompani që synon të promovojë artin egjiptian. Me ekspozita vjetore në vendet historike, transmeton ‘a2news.com’.

“Ekspozita përfaqëson një bashkim të trashëgimisë antike dhe artit bashkëkohor”, thuhet në një deklaratë nga Art d’Egypte.

“Ne donim të tregonim lidhjen midis historisë dhe të tashmes sonë. Që do të zgjasë përgjithmonë … ndikimin e thellë global të Egjiptit të lashtë. Dhe vazhdimësinë e këtij ndikimi përmes arteve bashkëkohore.”

Fotogaleria e mëposhtme rendit disa nga instalacionet kryesore artistike. Që janë pjesë e kësaj ekspozite e cila bashkon artin antik me atë modern…  

FOTOGRAFITË MUND T’I SHIHNI DUKE KLIKUAR KËTU