Foto: Jam i mbikualifikuar, por nuk ka punë për mua!

Kjo fotografi është bërë gjatë krizës ekonomike botërore, njohur ndryshe si “Depresioni i Madh” që filloi në tetor të vitit 1929 me kolapsin e Wall Street dhe shumë shpejt u përhap në mbarë botën.
Efektet që solli kjo krizë ishin papunësia e lartë, varfëri, përfitime të ulëta, deflacion, ulje të të ardhurave në bujqësi e rënie të theksuar ekonomike.
Por mbi të gjitha, kjo krizë solli një humbje të besimit për një rritje ekonomike në të ardhmen. Kriza e nisur në vitin 1929 do të zgjaste deri në vitin 1933.