FOTO: Nëntë vjet luftë, nëntë portrete të fëmijëve që ëndërrojnë të kenë shtëpi

Katërmuajshi Abdul Rahman hipi në jastëk mbi një batanije të kaltër në tendën e familjes së tij. Dyvjeçari, Walid, duke marrë një pozë të boksierit në qendër të ringut. Nëntëvjeçarja, Ranim, që kurrë nuk e ka njohur paqen, këmbët e saj të zbathura që lëkundeshin poshtë fustanit të kuq të qëndisur.

Fotografi i Reutersit, Khalil Ashawi, ka ilustruar kështu Ditën Botërore të Refugjatëve.

Image

Ai shkoi në kampin Atmeh për të parë nga afër refugjatët në kufirin sirian-turk, aty ku familjet janë strehuar që nga viti 2011, një konflikt që ka bërë gjysmën e sirianëve të pastrehë.

Secilin vit të luftës ai e ka ilustruar me një foto të thjeshtë: nga një fëmijë të lindur në secilin prej këtyre viteve. Secili ka pozuar në tenda, i vetmuar, përveç tetëvjeçares Jumana dhe vëllait binjak të saj, Farhanit.

“Çdo fëmijë përfaqëson një vit. Çdo fëmijë tregon një rrëfim dhe secili ka rrëfimin e vet unik për luftën. Këta fëmijë nuk e dinë kuptimin e shtëpisë, disa nuk e dinë ose kanë harruar se një shtëpi ka mure e dyer”, ka shpjeguar Ashawi.

Ashawi kishte pyetur fëmijët se çfarë është shtëpia. Gjashtëvjeçarja Rawan kishte kujtuar se shtëpia e saj ishte ndërtuar në stilin e vjetër në Idlib.

“Shtëpia për mua është vendi ku janë miqtë e mi dhe familja. Kam sjellë me vete lodrat, por këtu s’është mirë. Tenda s’është shtëpi, sepse mund të digjet e mund të fluturojë me erën”, ka thënë ajo./Koha