Kritiku e historiani i artit, shkrimtari e politikani italian, Vittorio Sgarbi i njohur edhe si personazh televiziv, përveç punës së tij krijuese dhe angazhimit politik shumë herë ka ditur të befasojë publikun italian me performancat e tij të ndryshme të cilësuara gjithmonë si tejet kreative.
Ishte viti 2017 kur Sgarbi kishte postuar një foto në faqen e tij personale në rrjetin social Facebook, në qendër të së cilës ishte trupi i tij i zhveshur, ‘pjesët e ndijshme’ të së cilit kujdesshëm ishin mbuluar me një libër.
Atëherë kishte shkaktuar sensacion, duke marrë kritika nga më të ndryshmet e po ashtu edhe komente interesante, transmeton ObserverKult.
“Këshilla për lexim” ishte diçitura që përcjellte foton.
‘Aq na bënë se çfarë po lexon’ , ose ‘ai momenti kur nuk të intereson se çfarë po lexon’, shkruhej në shumicën e komenteve pasi vëmendja e ndjekësve ishte përqendruar te trupi i Sgarbit e jo tek libri.
Kanë kaluar disa vite nga kjo histori, dhe nuk dihet se çfarë ka ndodhur po fotoja e Sgarbit po e bën prapë edhe një xhiro në rrjet.
Ish- kryetari i komunës së San Severino Marche, ish -deputeti i Parlamentit Italian e ish -anëtari i Parlamentit Europian njihet si person që nuk njeh komplekse dhe që di ta shfrytëzojë këtë si avantazh për të provokuar publikun./
ObserverKult
Kliko edhe:
VITTORIO SGARBI: “SUPET E MALEVE DHE TË SHQIPTARËVE NUK KËRRUSEN”