Fotografi i njohur poston foton e Parkut Rinia para ’90 dhe pyet: Pse jemi racë që nuk e duam të bukurën?

Fotografi i njohur Roland Tasho publikon shpesh foto të vjetra nga qytetet shqiptare, të cilat shfaqin kontrastin e dukshëm me kaosin urban të Shqipërisë së sotme.

Së fundmi ka nxjerrë një foto të një prrj zonave më të njohura afër qendrës së kryeqytetit.

“Si ka qenë parku tek Shallvaret ose parku Rinia… Pse jemi racë që nuk e duam të bukurën ??? Kush ma shpjegon??” – shkruan Tasho.

Një prej komentuesve i përgjigjet:

“Nuk bie dakort me definicionin “Nuk duam te bukuren”. Jemi aq te fandaksur mbas te bukures sa duke e shtrënguar fort nga kenaqesia, pa dashje e shkaterrojme ate! Sindromi Rozafes”.