Fotografi italian Giuseppe Massani, me të mbërritur në Shqipëri, në vitin 1940, ka realizuar këto fotografi të rralla.
Në prill të vitit 1939, Shqipëria u pushtua nga forcat italiane. Me mbështetjen e plotë zyrtare, Massani udhëtoi gjerësisht në Shqipërinë e pushtuar nga Italia, duke fotografuar njerëz dhe vende të ndryshme.
Fotografitë u botuan në vëllimin “Albania: Testo e foto di Giuseppe Massani” (Shqipëria: teksti dhe fotot nga Xhuzepe Masani), Romë 1940 dhe në kapitullin e fundit, vinte propaganda fashiste me titull “Bashkimi italo-shqiptar”.
Pamjet e këtij koleksioni, janë shkëputur nga ky libër.
Në vitet 1960-1970, Massani botoi disa albume të tjera, por shumica e tyre janë lënë në harresë, prej kohësh. Albumi i Shqipërisë, që daton në vitin 1940, mbetet një pasqyrë e Shqipërisë së vjetër të parakomunizmit./Konica.al
—————-
Lexo edhe:
Qyteti i një mbi një dritareve në vitin 1944
ObserverKult