Fotoja e rrallë: Kur At Zef Pllumi u arrestua duke tentuar arratisjen në kufi

at zef pllumi

At Zef Pllumi tentoi të arratisej nga Shqipëria nëpërmjet kufirit tokësor në Rrethin e Shkodrës më 27 shtator 1967. Ai që e ndali momentin e fundit ishte tekniku me emrin Marash.

Qarkullon edhe një foto që tregon çastin e ndalimit të At Zef Pllumit në kufi.

Procesverbali “për kapjen e personit të dyshimtë Zef Gjeto Pllumi” u hartua nga kryetari i këshillit popullor të zonës, tekniku i pyjeve që pikasi klerikun, kryetari i kooperativës dhe sekretari i organizatës bazë të partisë.

Foto nga dosja
Tekniku i pyjeve (në foto) e dërgoi At Zefin në Tamarë, ku u arrestua zyrtarisht dhe më pas iu dha dënimi i dytë me 25 vjet burgim. At Zef Pllumi u burgos dy herë në periudhat: 15.10.1946-15.10.1949 dhe 27.9.1967-11.4.1989.

ObserverKult

Lexo edhe:

AT ZEF PLLUMI: ASHT I MJERË AI POPULL QË NUK IA DEL ME ZOTNUA…

Ka njerëz të mirë e njërëz të këqij, por jo popuj të mirë e popuj të këqij.

Pse doktrina e dashunisë gjithmonë do të rrijë e strukun prej dhunës?

Nji atdhe që u sjellë të bijve vetëm robni, vuejtje, mundime, tortura e vdekje, nuk asht ma Atdheu i zemrës dhe duhet braktisë me lot ndër sy.

Të gjitha diktaturat e të gjithë tiranët kanë qejf me u mshehë mbas ligjmërisë.

Nuk na sjellë lavdi lashtësia, në qoftë se nuk jemi të qytetnuem.

Ziliqarit mos ia trego as ëndrrën që ke pa.

Asht i mjerë ai popull që nuk ia del me zotnua bijtë e vet të këqij.

ObserverKult

Lexo edhe:

NJË VËLLA IA EKZEKUTUAN, DY JA BURGOSËN, E PRENK JAKOVËN E DETYROI ENVERI TË BËNTE…