Françesk Radi: Sytë e mi janë të përlotur… sa mall që kam… (teksti dhe kënga)

Këngën “Humba pranverën” e interpreton Françesk Radi

I vetëm jam nga nëna larg
Bregun shikoj, po kthehem prapë

Kjo zemra ime sa s’u ça,
sot e kuptoj,
Fshiva lotët dhe mora rrugën
kur nata ra.

Sa iluzione njeriu ka,
jetë e vështirë.
Vitet ikin, m’u zbardhën flokët,
si bora e bardhë.

Sytë e mi janë të përlotur,
sa mall që kam.
Të trishtuar, të plagosur,
zemrën e kam.

Erdha, erdha, mos ma mbyll derën,
pritëm, pritëm, humba pranverën,
Djalin, vajzën dhe nënën time
do t’i puth me mall.

Nuse, nuse, t’u çelën sytë
erdha, erdha, sa je mërzitur
Vetëm, vetëm, se shtyva jetën,
hapma portën ooo…

Mesnata iku drita ra,
një lot pikoi.
Putha letrën ku malli digjej,
do kthehem prapë.

Sytë e mi janë të përlotur,
sa mall që kam.
Të trishtuar, të plagosur,
zemrën e kam.

ObserverKult


Lexo edhe:

FRANÇESK RADI, KËNGËTARI QË IA PLAGOSI SHPIRTIN DIKTATURA


Lexo edhe:

FRANÇESK RADI, VUAJTJET QË I PËRJETOI NË KOMUNIZËM

Artistët origjinalë si ai nuk lindin shpesh dhe sigurisht që është dramë, kur kaq të rrallë sa janë, këta artistë lindin dhe në kohën e gabuar siç lindi Françesk Radi në diktaturë, e megjithatë shpirti i tij artistik mbijetoi.

Një kantautori nuk mund t’i marrësh talentin, një artisti origjinal nuk mund t’i marrësh artin, por mund t’i marrësh skenën dhe këtë regjimi diktatorial në Shqipëri e bëri me Françesk Radin duke e dërguar fill pas diplomimit në Akademinë e Arteve, për plot 20 vjet në Fushë-Arrëz.

Qarkullimi i profesionistëve ishte një procedurë e zakonshme e atyre viteve, por të dërgoje një nga artistët më të spikatur të brezit të tij e ndoshta të gjithë muzikës moderne shqiptare, kantautorin e parë shqiptar, këngëtarin e parë që shfaqej në skenë me kitarë, mësues në një vend të vogël, sigurisht nuk ishte pjesë e procedurës…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU