Françesk Radi & Mariza Ikonomi: Shpejt u rrite, ke ndryshuar… (teksti dhe kënga)

Ju ftojmë të lexoni tekstin si dhe ta dëgjonin këngën “Jeta s’le fëmijë” të kënduar nga Françesk Radi dhe Mariza Ikonomi! Teksi i këngës është i shkruar nga Katjusha Pogaçe, me kompozim dhe orkestrim të Françesk Radit.

Pse po bie një kitarë
Por s’e di enigmën time
E shqetësuar heshtja jote
Se kupton baba ndjenjën time,
Në rininë e jetës tënde
Kishe mike një kitarë
Ndërsa mik i zemrës sime
Ky ditar.

E çuditshme bija ime
Shpejt u rrite, ke ndryshuar
Deri vonë mban dritën ndezur
Edhe telefoni rri bllokuar
Ti po pret nga unë një fjalë,
Të përgjigjem jo se di
Jeta nuk të le përherë fëmijë

Se vjen një ditë dhe mosha
Dashurinë kërkon
Ajo ditë nuk sjell për ne
Jo ndarje, jo, jo
Vjen kjo dashuri
Më tepër na afron,
Jeta ecën shpejt
Dot nuk e ndalon.

Zemra mban enigmën time
Në ditar qëndron e shkruar
Deri vonë mban dritën ndezur
Edhe telefoni rri bllokuar
Ti po pret nga unë një fjalë
Të përgjigjem jo s’e di
Jeta nuk të le përherë fëmijë

Se vjen një dite dhe mosha
Dashurinë kërkon
Ajo ditë nuk sjell për ne
Jo ndarje, jo, jo
Vjen kjo dashuri
Më tepër na afron,
Jeta ecën shpejt
Dot nuk e ndalon
S’e ndalon…

Këngën mund ta dëgjoni duke klikuar KËTU

ObserverKult

——————————————-

Lexo edhe:

ZEMRA PYET, A DO TË VISH?