Françesk Radi: Sa më ka plakur kjo dhimbje e gjatë… (teksti dhe kënga)


Nga zhurma e qytetit ika që me natë,
Përpara rruga e gjatë, rruga e gjatë,
E lashë qytetin mbushur plot me zogj të vrarë,
Trishton një pemë e thatë dhe bari qanë.

Sa më ka plakur kjo dhimbje e gjatë,
Qyteti dukej si gjethe e thatë,
Ai sot më trishton,
Mallin e parë më kujton, më kujton.

Nga zhurma e qytetit ika që me natë,
Përpara rruga e gjatë, rruga e gjatë.
Qyteti mbeti pas me shpresën që gënjen,
Kjo kohë gjithçka rrëmben, gjithçka që gjen.

Zemra e lodhur nuk di ç’të thotë,
Qyteti shkoi, iku mbeti larg,
Mbi shpirtin tim rëndon,
Malli i parë më mungon.

Eja pranë, më thotë pylli
Dhe në emër më thërret,
Zile e gjelbër e natyrës,
Zile e gjelbër plot me jetë.
Do të çirrem, do të çlodhem,
Nëpër ferra, nëpër bar,
Si një zog, pyllin do marr.

Nga po ky këngëtar: Françesk Radi: I vetëm jam nga nëna larg… (teksti dhe kënga)