Francis Cabrel: Ngjyra e syve tu (L’encre de tes yeux) teksti dhe kënga

Pasi s’kem me jetu kurrë bashkë
Pasi jem t’çmendur
Pasi jem vetëm
Pasi janë kaq shumë
Edhe morali flet për ta

Kisha dashtë t’them megjithatë
Se krejt çka munda t’shkruaj
E nxora prej ngjyrës së syve tu

Nuk vëreja se kishe zinxhirë
Duke dashtë me pa shumë
Harroja edhe zinxhirët e mi
Ëndërronim Venedikun dhe lirinë

Kisha dashtë t’them megjithatë
Se krejt çka munda t’shkruaj
Është diktuar nga buzëqeshja jote

Do t’vish gjatë n’ëndrrat e mia
Do t’vish gjithmonë në anën
Ku lind dielli

Kisha dashtë t’them megjithatë
Se krejt çka munda t’shkruaj
Do t’parfumoj gjatë keqardhje

Pasi s’kem me jetu kurrë bashkë
Pasi jem t’çmendur
Pasi jemi vetëm
Pasi janë kaq shumë
Edhe morali flet për ta

Kisha dashtë t’them megjithatë
Se krejt çka munda t’shkruaj
E nxora prej ngjyrës së syve tu.

Përktheu: Çlirim Lazaj


buza te jesh me ty poezi nga xhevahir spahiu observerkult

Lexo edhe:

XHEVAHIR SPAHIU: JETOJ BRENDA SYVE TË TU

Jetoj brenda syve të tu,
në sytë e mi ti ke shtëpinë.
S’jemi vetvete,
secili është tjetri.
Vera ime ka dy skaje:
njëri në pranverë, tjetri në vjeshtën tënde.
Ti hyn në të djeshmen time,
humb rrugën si ai që ka humbur kujtesën.
Unë hyj në të ardhmen tënde,
humb rrugën si ai që në pyll s’ka kaluar
asnjëherë.
Sa do të doje të kishe në duar të djeshmen time!
Sa do të doja të kisha në duar të ardhmen tënde!
Kë të pyes? Cilin yll? Cilën kohë?

Poezinë e plotë e gjeni KËTU