Frano Kulli vlerësohet me çmimin “At Zef Pllumi”

Publicisti Frano Kulli është vlerësuar me çmimin mbarëkombëtar “At Zef Pllumi. Kulli na rrëfen se gjatë tre dekadave në krijimtarinë e tij ka qenë i lirë, duke mos qenë pjesë e burokracive shtetërore.

Frano Kulli është vlerësuar me çmimin “At Zef Pllumi” në publicistikë e memuaristikë me librin “Kohë e përlyeme”.

Teksa na rrëfen, se ky çmim është vlerësim i madh për vet emrin që mban.
Shton edhe se, duke mos qenë pjesë e burokracive shtetërore në këto tre dekada, ka qenë i lirë të shpreh mendimin e tij. Për çdo padrejtësi që ka vrejtur, veçanërisht në fushën e kulturës.

LEXO EDHE: AT ZEF PLLUMI: SHPRESA E PA SHPRESË DERISA TIRANI VDIQ

“Ka qenë një vlerësim i madh, së pari sepse, emri At Zef Pllumi është i rëndësishëm në memuaristikë.
Por edhe sepse me këtë çmim janë vlerësuar emra të rëndësishëm në fushën e letrave shqipe”, thotë publicisti Frano Kulli.

Përmes katër kapitujve, si “Kokëderrat” e kënaqun dhe… “Sokrati” i vuejtun”,  “Fishta… dhe hijet përreth”, “Martirët dhe ndërgjegjja jonë e përlyeme” dhe  “Tymnajë, show dhe kohë e çmendur” autori ngre probleme.
Po ashtu edhe dukuri edhe fenomene, që shqetësojnë njerëzit e letrave.

 “Unë e kam çmuar edhe çmoj si një nga shqetësimet kryesore, se kokëderrat janë pengesë e madhe për sokratët e paktë të letrave shqipe.
Diferenca e kokëderrave në vendin tonë është shumë e madhe. Me burokracitë e vendeve përreth”.

“Një komunë e Kosovës ka buxhet më të madh se Ministria e Kulturës në Shqipëri. Kjo tregon se burokracia shtetërore është shumë e dëmshme për kulturën.”

Sigurisht që edhe për një njeri që merret me publicistikë i përcjell këto mesazhe në opinionin publik. Unë personalisht kam qenë më i lirë, sepse s’kam pas punë me punët e  shtetit”, thotë Kulli.

Juria që përzgjodhi fituesit e edicionit të katërt të këtij çmimi përbëhej nga poeti Rudolf Marku, shkrimtarja Vera Bekteshi dhe gazetari Aleksader Çipa. 

LEXO EDHE: AT ZEF PLLUMI: SHKA NA MUNGON NE QË MOS TË JEMI SI EUROPJANËT TJERË?

Për memuaristikë u vlerësua edhe shkrimtari Bashkim Shehu me “Liri Belishova dhe koha e saj”.
Me çmim të dytë u vlerësua Marçel Hila me “Djaj dhe ëngjej të masakruar ”- çmimi i II-të.  

Ndërsa, u akorduan, gjithashtu edhe 2 çmime nderi: At Aleks Baqli (pas vdekjes) – Kujtime  dhe Zef Përgega – Arkëmorti i përgjakur.

Në këtë konkurs, ndër vite janë nderuar me këtë çmim: Ismail Kadare, Mustafa Nano, Preç Zogaj, Mons. Gjergj Meta, Besnik Mustafaj. Alfred Lela, Belina Budini,Vera Bekteshi, Sabri Hamiti./Shqiptarja.com