Franz Kafka: Nuk është më dimër… kështu dua të mbarojë çdo ditë e imja

Letër dashurie nga shkrimtari i njohur, Franz Kafka, dërguar të dashurës së tij, Felice Bauer:

E dashur,

Më duhet të të shkruaj me vijëza bojëkafe, se përsëri më kanë marrë bojën, dhe lapsi i dashuruar mbas teje po më grish.
E dashur, e dashur,
Sa bukur është kur moti i verës vjen mu në zemër të vjeshtës, sa mirë!
Sepse do ishte shumë e vështirë t’i bëja ballë ndërrimit të stinëve, kur ato nuk kanë të njëjtën peshë në zemrën time.
E dashur, dita ime fillon me dimër, por kur kthehem në mbrëmje në dhomë dhe letra jote është aty, unë gjarpëroj në rreshtat e shkruar prej teje, tretem aty si një rruginë fushore në pyllin e dendur.
Humbas gjurmët e kthimit, por prapë nuk kam frikë.
Nuk është më dimër…
Kështu dua të mbarojë çdo ditë e imja.

Franzi yt!

LEXO EDHE: Letrat më të bukura të dashurisë: Si i shkroi Franz Kafka gazetares nga Praga, Milenës…