Teksti i këngës “Pranvera me një lule s’vjen” e kënduar nga Frederik Ndoci
Kur i vogël në lëndinë
Mbi barin që ndriste në vesë
Në prag pranvere, një lule gjeta
“Erdhi pranvera”, - thirra menjëherë
Buzëqeshi motra ime
Sa desha ti thur një kurorë
Më kot vrapova edhe kërkova
Të tjera lule jo nuk gjeta dot
Një pikë vesë mbi faqe ra
O motër unë lulet ku ti gjej
Ajo e dinte ndaj më tha:
“Pranvera me një lule jo nuk vjen, jo nuk vjen”
Si lëndinë vet fëmijërija
Por fjalët e saj jo s’i harroj
Sot më thotë koha dhe vete rinia
Më e bukur jeta bëhet me shumë shokë
Nje pikë vesë mbi faqe ra
O motër unë lulet ku ti gjej
Ajo e dinte ndaj më tha:
“Pranvera me një lule jo nuk vjen, jo nuk vjen”
Kështu dhe jetën, s’e bën një ditë
Një lumë i vetëm, s’e bën një det
Kishe të drejtë o motër them
Pranvera me nje lule s’vjen
Kështu dhe jetën, s’e bën një ditë
Një lumë i vetëm, s’ë bën një det
Kishe të drejtë o motër them
Pranvera me një lule s’vjen.
ObserverKult
———————————
Lexo edhe:
FREDERIK NDOCI&AIDA NDOCI: TË LUTEM KTHEMA ZOT… (TEKSTI DHE KËNGA)
Dikur për të mos ardhur kurrë,
Ktheva shpinën dhe hodha një gur,
Mu duk se jeta mori nur,
Sa shumë eca e nuk ndala kurrë.
Miliona gurë i preka,
Dhe për andej nga erdha,
Ktheva gjoksin, ah…
Një det me lot e gjeta,
Dhe njerez që si unë,
Një gur kërkonin…
Kthema Zot,
Kthema mallin që më more,
Kur më nise larg, ah…
Kthema Zot,
Vetëm loti thyen gurin,
Që e hodha pas.
Të lutem kthema Zot,
Ti kthema lotin që më more,
Kur më nise larg.
Të lutem kthemë Zot,
Se vetëm malli thyen burrin,
Për t’u kthyer pas, oh…