Festivali i 28-të i Këngës në Radio Televizion u zhvillua në datat 25, 26, 27 dhjetor të vitit 1987, në sallën e Pallatit të Kongreseve, në Tiranë. Shumë të rinj dhe të talentuar vit pas viti shpalleshin fitues në historinë e festivaleve.
Kështu ndodhi edhe në edicionin e 28-të, ku triumfuan tri zëra të rinj si: Frederik Ndoci, Manjola Nallbani dhe Julia Ndoci. Te tri artistët i bëri bashkë kompozimi i Aleksandër Peçit dhe poeti Xhevahir Spahiu, për këngën “Toka e diellit”, e cila u shpall fituese.
Kënga do të mbetet gjatë në memorien e publikut si një jehonë e dashurisë ndaj atdheut, ashtu sikurse teksti tregonte. Prezantimi i këtij festivali iu besua një tjetër aktoreje kinematografike dhe teatri, si Luiza Xhuvani.
Buzë kaltërsisë, ja një shelg, thonë se loton,
Pranë bukurisë, ja një yll, thonë se ëndërron,
Në çdo ujevarë, ja një diell lind dhe perëndon,
Në çdo pulebardhë krahëlehtë, kush jeton?
Tek çdo njeri, ja një shpresë, rritet, lulëzon
Në horizont, ja një velë, det kërkon,
Pranë dashurisë një re bëhet pemë e gjelbëron,
Në çdo shqiponjë krahëlirë ne jetojmë?
Fjala liri nëpër natë ndez një vetëtimë,
Buzët e saj janë përherë etje për njerinë,
Fjala liri lind një botë, botën e ndriçon
Dhe në çdo kohë mbijeton.
O Shqipëri, m’i fal pranverat,
Mbaj në shpirt zjarrin tënd
çudinë e tetë të Botës.
O kengë diellore shpalosi velat,
Si shqiponjë nëpër botë fluturo, fluturo
Si shqiponjë në të ardhmen, fluturo!
Buzë kaltërsisë, ja një shelg, thonë se loton,
Pranë bukurisë, ja një yll, thonë se ëndërron,
Në çdo burim si legjendë era vjen e shkon,
Në çdo legjendë krahëshpend, kush jeton?
Tek çdo njeri, ja një shpresë, rritet, lulëzon
Në horizont, ja një velë, det kërkon,
Pranë dashurisë një re bëhet pemë e gjelbëron,
Në çdo shqiponjë krahëlirë ne jetojmë?
Fjala liri nëpër natë ndez një vetëtimë,
Buzët e saj janë përhereë etje për njerinë,
Fjala liri lind një botë, botën e ndriçon
Dhe në çdo kohë mbijeton.
O Tokë e diellit , m’i jep pranverat,
Mbaj në shpirt zjarrin tënd
çudinë e tete të Botës.
O këngë diellore shpalosi velat,
Si shqiponjë nëpër botë fluturo, fluturo
Si shqiponjë në të ardhmen, fluturo!
ObserverKult
Lexo edhe:
NERTILA KOKA: NJË DRITË E BUKUR HAPI DERËN TIME SOT (TEKSTI DHE KËNGA)