Nertila Koka: Një dritë e bukur hapi derën time sot (teksti dhe kënga)

22 këngëtarë morën pjesë në konkurrim, në edicionin e Festivalit të 25-të të Këngës, të cilat u përzgjodhën nga 130 këngë pjesëmarrëse.

Ky festival u zhvillua në datat 25, 26, 27 dhjetor të vitit 1986, në sallën e Teatrit të Operas dhe Baletit, në Tiranë.

Festivali shpalli fituese një këngë të bukur lirike, kënduar dashurisë. Kënga titullohej “Dy gëzime në një ditë”, kompozuar nga David Tukiçi, me tekst të Gjokë Becit. Nertila Koka ishte kengëtarja fituese e këtij edicioni.

Sot një dritë e bukur
Hapi derën time,
Djali që unë dua
“gëzuar” më tha.
Prushi i trëndafilit që mbante në duar
Krejt mbi faqen time ra.

Djalo, ardhsh i bardhë,
paske shokë shumë.
Gjithë harenë e bjeshkës
Solle ti këtë çast tek unë.

Ti sot ke ditëlindjen,
Tha dikush nga shokët,
Veprën ne ia morëm kohës me shpejt,
Ç’nur m’i ra ditës
Bashkë me dy gëzime
Kjo është lumturia vetë!

Sa dritë mori jeta ime,
Në një ditë solli dy gëzime
Qiellin rrok kjo lumturia,
Rritem unë, rritet Shqipëria.

Një dritë e bukur hapi derën time sot.

ObserverKult

Lexo edhe:

TONIN TËRSHANA: KUR VJEN PRANVERA (TEKSTI DHE MUZIKA)