Frederik Ndoci: Pranvera filloi me ardhë (teksti dhe kënga)

Pranvera filloi me ardhë,
Dhe bylbyli nisë me k’ndue;
Njajo drandofillja e bardhë,
Del n’dritare me ndigjue.

O shpirt sa të du,
Përmas teje kam maru,
O shpirt sa të du,
S’bashku jetën me e kalu.

Rreth e rreth Shkodrës jam sjellë,
Lule m’lule tue shetitë;
Ndër ma t’buk’rat ty t’kam zgjedhë,
Porsi hylli i bukurisë.

O shpirt sa të du,
Përmas teje kam maru,
O shpirt sa të du,
S’bashku jetën me e kalu.

ObserverKult


Lexo edhe:

KUJTIMET E FREDERIK NDOCIT: RASHË NË DASHURI ME SESILIAN PAS PUTHJES, POR ISHA I MARTUAR