Miriam Cani: Ti s’e di përse… (teksti dhe kënga)

Kam prekur pafundësitë me ty,
Kam ndezur mijëra netë me fantazitë me ty,
Me ty, vetëm me ty unë pres me mall
Me ty, vetëm me ty unë mbahem gjallë, ohh…

Dhe fjeta ditë e natë mbi një fjalë, mbi një krenari,
Dhe digjem ditë e natë mbi një zjarr që më kthen tek ti.

Ti s’e di përse s’ka një tjetër zemër,
s’ka më qiell pa re, ti s’e di përse,
Ti s’e di përse s’ka një tjetër emër,
sot njësoj si dje… ti s’e di përse,
Ti s’e di përse…

Jetova mrekullitë me ty,
Pushtova lartësitë me marrëzi me ty,
Me ty, vetëm me ty, unë në vetmi,
Me ty, vetëm me ty, e vetme rri…

Dhe fjeta ditë e natë mbi një fjalë, mbi një krenari,
Dhe digjem ditë e natë mbi një zarr që më kthen tek ti.

LEXO EDHE: Miriam Cani: Engjëll më mungon… (teksti dhe kënga)