SHERIF MERDANI & FREDERIK NDOCI – Se kënduam let it be! (teksti dhe kënga)

Ju ftojmë të dëgjoni këngën Se kënduam let it be , kënduar nga Frederik Ndoci dhe Sherif Merdari, te programi 100 vjet muzikë.

Ku mbete ti rini?
Moshë që vjen vetëm njëherë,
Kur më erdhe nuk e di,
Ishte dimër a pranverë.

Por një gjë fortë mirë e di,
Unë të bukurën dashurova,
Nga rrugicat me kalldrëm,
Tek artistët që ka bota.

Ne besuam si fëmijë,
Ne besuam të dashuruar,
Se kënduam “Let it be”,
Ndaj dhe rronim të përgjuar.

Po ku ishe ti o Zot?
Për një çast kur të mohuam,
Falna ti dhe mjaft me lot,
Veç tek ty kam për t’besuar.

Ne besuam si fëmijë,
Ne besuam të dashuruar,
Se kënduam ‘Let it be’,
Ndaj dhe rronim të përgjuar.

Po ku ishe ti o Zot?
Për një çast kur të mohuam,
Falna ti dhe mjaft me lot,
Veç tek ty kam për t’besuar.

Brezi ynë nuk mund të kthehet, jo, jo,
Fshehur botës i harruar,
Dhe me diellin çdo mëngjes, po, po,
“Let it be” kam për të kënduar.

… Dhe me diellin çdo mëngjes, po, po,
“Let it be” kam për t’kënduar.

Për ta dëgjuar këngën klikoni KETU

ObserverKult