Frederik Ndoci: Sytë e tu, sytë e tu… (teksti dhe kënga)

Ju ftojmë të dëgjoni këngën “Sytë e tu” kënduar nga Frederik Ndoci me tekst nga: Preç Zogaj

Sytë e tu, sytë e tu,
Me gjithë dritat që kam parë,
Me gjithë yjet rreze-ar,
Me gjithë lum-liqenet blu,
Shëmbëllejnë, sytë e tu.

Qesh atje fytyra ime,
Shket një varkë me gëzime,
Fluturon një pulëbardh,
Unë e ti të pandarë
Ti deti, unë lundërtar.

Ja erdhëm ne do ikim larg,
Lumturi e gjatë dhe fillestare,
Që tani gjokset po t’i hapim,
Rrugët tona mbushen me petale.

Sytë e tu, sytë e tu,
Sa i hap më sjell behar,
I shikoj dhe mbetem djalë
Ju them se jam këtu,
Dhe qeshin sytë e tu…

Qesh atje fytyra ime,
Shket një varkë me gëzime,
Fluturon një pulëbardh,
Unë e ti të pandarë
Ti deti, unë lundërtar.

Ja erdhëm ne do ikim larg,
Lumturi e gjatë dhe fillestare,
Që tani gjokset po ti hapim,
Rrugët tona mbushen me petale.

Shket një varkë,
Shket nje varkë me gëzime fluturon,
Një pulëbardh,
ti deti unë lundërtar…

Syt’ e tu,
Me gjithë dritat që kam parë,
Me gjithë lum-liqenet blu,
Shëmbëllejnë, syt’ e tu…

OberverKult

Lexo edhe:

EKZISTENCIALIZMI I NARRACIONIT TË PREÇ ZOGAJT- NJË SFIDË NË LETËRSINË E SOTME SHQIPTARE

sytë e tu sytë e tu poezi e preç zogajt këndon ffrederik ndoci

“Ne nuk e dimë kush jemi. Janë ngjarjet që na zbulojnë”.

Nga romani “Anjeza nuk u zgjua” “Me ‘Anjeza nuk u zgjua’ kam treguar një histori që jep një tablo të jetës shqiptare në vitet 1985-1987, duke mos u kufizuar vetëm te lidhja e dashurisë mes dy të rinjve, as të episodet e dhunës dhe intrigave”.

E shkëputa këtë frazë nga një intervistë e vetë autorit të romanit “Anjeza nuk u zgjua”, jo pa qëllim.

Është ekstrakti i plotë i realizimit të këtij romani. Fakti që Preç Zogaj është poet me portret të veçantë dhe tërheqës, të detyron që kur të shkruash për prozën e tij, të mendohesh mirë.

Është gjithashtu fakt se për këtë roman të fundit të tij janë shkruar disa shënime kritike në mediat e ndryshme të Tiranës. Por kuptohet se jehona e këtij romani i  ka tejkaluar kufijtë e metropolit. Promovimi i romanit “Anje- za nuk u zgjua”, në Durrës, në ambientet e librarisë “Hugo”,  në fund të janarit të këtij viti ishte një nga këto jehona.

Për tekstin e plotë klikoni KETU