S’je bozhur, as lëndinë, dashuri
Ti je poezi e artë, ti je poezi.
Mund të flasë shpesh për ty, një poet
Në çdo zemër ti, një herë troket.
Mbi një plis të blertë jeton,
Ti një botë të tërë dhuron,
Bën të ecin bashkë dy vetë,
Plot një jetë.
Ti na fal detin, që edhe dallgët ja duam.
Laureshat këngën mësuan, nga buzët e tua
Dhe malet, që fusha i largon.
Dashuria, i afron.
Aspak jo mes njerëzve mos mungo,
Se moshën e lules na dhuron ti.
Ka kjo jetë në çdo brez, dashuri
Tek një zemër rri, pa faj
Jo, jo ska çudi
Mund të flasë shpesh për ty, një poet
Në çdo zemër ti, veç një herë troket.
Mbi një mal të lartë vallëzon,
Mbi një fushë të gjërë vrapon.
Lulja udhën hap për ty,dashuri
Ti na fal detin, që edhe dallgët ja duam.
Laureshat këngën mësuan,nga buzët e tua
Aspak jo mes njerëzve mos mungo,
Se moshën e lules na dhuron ti.
Dashuri.
LEXO EDHE: FREDERIK NDOCI: SYTË E TU, SYTË E TU… (TEKSTI DHE KËNGA)